Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se kryeministri, Albin Kurti është i paaftë për ta bërë detyrën e kryeministrit dhe po ikë nga përgjegjësia në krizën më të madhe ekonomike të vendit që nga paslufta. “Ai që refuzon të përgjigjet e të mbajë përgjegjësi për dështimet përballë qytetarëve, gjithmonë do ta kërkojë shpëtimin diku tjetër. Fatkeqësisht, ai jo vetëm që s’ka zgjidhje për krizën, por nga paaftësia e tij qeverisëse, është duke i kontribuar edhe më shumë asaj. Në këto rrethana, qytetarëve iu duhet një kryeministër që mendon për zgjidhje të problemeve e jo për zgjedhje partiake! Prandaj, kryeministri duhet ta rikthejë fokusin e të përqendrohet për të marrë masa të qëndrueshme për t’ua lehtësuar qytetarëve të vendit tonë ballafaqimin me këtë krizë ekonomike gjithëpërfshirëse e të kudondodhshme” ka shkruar mes tjerash kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …