Krasniqi: Leonora Morina Bunjaku do ta qeverisë Gjilanin bashkë me qytetarët

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Gjilan, ku së bashku me kandidaten e PDK-së për kryetare të kësaj komune, Leonora Morina Bunjaku dhe kandidatë për asamble komunale kanë vizituar afaristë, mësimdhënës, punëtorë shëndetësorë. “Partia Demokratike e Kosovës është më e vendosur së kurrë për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Gjilan, për ta zhvilluar e për t’ia kthyer perspektivën këtij qyteti. Leonora Morina-Bunjaku është kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës, por me mbështetjen që do të marrë më 17 tetor, ajo do të qeverisë bashkë me qytetarët dhe për të gjithë qytetarët, pa dallim”, ka shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …