leoni

Jakup Krasniqi: Ngjarjet e vitit 1981 në shkrimet e autorëve të huaj

Krasniqi: Lëvizja e rusëve në Kosovë sjellë pasiguri, prapambeturi e primitivizëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka shkruar se lëvizja e rusëve në Kosovë nuk sjellë progres e siguri kombëtare por pasiguri, prapambeturi e primitivizëm, që sipas tij mund të rrezikojnë të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Ai ka shkruar më tutje se mosfunksionimi i institucioneve më vitale të shtetit, paaftësia e drejtuesve të shtetit për t’i funksionalizuar institucionet kushtetuese përgjegjëse për sigurinë kombëtare e shtetërore, për t’i mbrojtur vlerat kombëtare, kulturore, arsimore, shkencore, zhvillimore dhe sigurinë kombëtare nga çdo armik i kombit dhe i shtetit ngado që mund të vijnë ata janë shqetësuese për mua. Qeveritarët nuk mund të punojnë njëkohësisht edhe për shtetin edhe për veten! Gjatë këtyre viteve i kemi parë të bëjnë shumë për vete e tepër pak për shtetin. Po të mendonim e punonim shumë për shtetin e pak për veten, do të flisnim më pak për rreziqet që i kanosen kombit e shtetit!, ka shkruar në mes tjerash Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Andrea Abodi: Italia është e gatshme t’i ofrojë Kosovës mbështetje në fushën e sportit

Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi ka deklaruar se Italia është e gatshme t’i ofrojë …