Krasniqi: Luftimet në Gllogjan paralajmëruan masivizimin e luftës çlirimtare

Krasniqi: Luftimet në Gllogjan paralajmëruan masivizimin e luftës çlirimtare

Duke folur për rëndësinë që kishte beteja e Gllogjanit në luftën çlirimtare, ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se luftimet në Gllogjan paralajmëruan masivizimin e luftës çlirimtare. Ai ka shkruar se beteja e Gllogjanit ishte paralajmërimi më serioz se pas Marsit të Jasharëve Legjendar, zgjerimi dhe masivizimi i luftës çlirimtare ishte i pandalshëm. Nuk ka asnjë dyshim se kjo ishte fitore e madhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht edhe fitore e madhe humanitare me anën e forcës ushtarake. Këto ngjarje dhe zhvillimet e sotme janë dëshmi se liria, paqja dhe humanizmi duhet të mbrohen çdo ditë. Një vit më vonë, pra, para nëntëmbëdhjetë viteve, lufta jonë çlirimtare arriti ta ketë me vete edhe Aleancën më të madhe botërore ushtarake, NATO-në, ka përkujtuar kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …