Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Dermokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se nuk mund të votojnë pro marrëveshjes financiare të Kosovës për marrëveshjen për kredi nga institucionet ndërkombëtare prej 22 milionë. Krasniqi ia ka përmendur LDK-së dhe Vetëvendosjes bllokimet në Kuvendin e Kosovës kur PDK ishte në qeveri së bashku me AAK-në dhe Nismen. Ai ka thënë se këto marrëveshje nuk janë më të rëndësishme se mirëqenia e qytetarëve e cila nuk po duket si prioritet i qeverisë Hoti. Krasniqi ka thënë se PDK nuk ka votë për qeverinë e Hotit, që e ka quajtur qeveri e mashtrimit dhe vazhdim i qeverisë së shkarkuar të udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …