Krasniqi mbajti takim me përfaqësuesit e OJQ-ve rinore

Në sallën e kuvendit të komunës të Malishevë është mbajtur takimi më OJQ-të rinore nën udhëheqjen e zyrtarit për rini të DKRS-së në Malishevë, Mehdi Krasniqi. Në takim është diskutuar për aktivitetet rinore të realizuara gjatë vitit 2021, për përzgjedhjen e më të dalluarve në aktivitete rinore për vitin 2021, për vullnetarizmin si dhe Kuvendi Zgjedhor i KVRL-së. Përfaqësuesit e OJQ-ve njoftuan për aktivitetet e realizuara, vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë realizimit të aktiviteteve për shkak të pandemisë, këtë vit u theksua se ka pasur rënie të punës vullnetare nga aktivitetet rinore për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, më tej nga përfaqësuesit e OJQ-ve u kërkua që të evidentohet puna vullnetare e të rinjve dhe atë në përputhje me UA Nr.01/2016 për Punën Vullnetare të të Rinjve. Për Kuvendin Zgjedhor të KVRL-së, përfaqësuesit e OJQ-ve prezent në takim kanë kërkuar që OJQ-të t’i dërgojnë nga një përfaqësues në Kuvend. U kërkua po ashtu që edhe përfaqësuesit e Këshillave të Nxënësve të tri shkollave të mesme të komunës së Malishevës që të përfshihen në përfaqësim dhe të njëjtit të jenë edhe përfaqësues të Kuvendit Zgjedhor. Për Kuvendin Zgjedhor të KVRL-së është kërkuar që të veprohet në përputhje me UA Nr.9/2010 për Përgjegjësitë dhe Procedurat e Themelimit dhe Funksionalizimit të Këshillave të Veprimit Rinor në Kosovë. Në fund, Kuvendi Zgjedhor i KVRL-së është vendosur që të mbahet gjatë dy javëve të ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

Kuvendi Komunal i Skenderajt të premtën ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet …