PDK

Krasniqi: Misioni i PDK-së është zhvillimi dhe krijimi i mundësive të barabarta për qytetarët

Duke kujtuar 22 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i tashëm i saj, Memli Krasniqi ka shkruar se misioni i PDK-së është zhvillimi dhe krijimi i mundësive të barabarta për qytetarët. “Udhëheqësit e PDK-së, së bashku me qytetarët e Kosovës, për vite me radhë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm, për ta shtruar rrugën e pavarësisë – duke arritur që ta përmbyllin me sukses themelimin e shtetit në vitin 2008. Atë çfarë PDK-ja dhe njerëzit e saj e kishin mision dhe vizion politik, e manifestuan në ngritjen e shtetit tonë të ri, mbi një themel të fortë, të qëndrueshëm e të pathyeshëm, duke i dhënë shpirt projektit politik të shtetndërtimit. Krenohemi që së bashku me qytetarët kemi transformuar Kosovën dhe i kemi dhënë jetë mundësive zhvillimore të saj. Në shënimin e këtij përvjetori, Partia Demokratike e Kosovës është e lënduar, pasi që themeluesit dhe drejtuesit e saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, për herë të parë nuk janë në mesin tonë për ta shënuar këtë datë. Ata po ballafaqohen me betejën e fundit për dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së pastër për çlirim, nga e cila betejë, jemi të bindur se do të dalin fitimtarë, për t’u kthyer në mesin tonë ashtu siç edhe janë – si heronj” ka shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …