Jakup Krasniqi

Krasniqi: Në takimin NISMA-AAK-VV-AKR është biseduar për koalicion para dhe pas zgjedhor

Në kuadër të takimeve për gjetjen e mundësive për krijimin e koalicioneve, partitë e deritashme opozitare kanë zhvilluar një takim të përbashkët në të cilin ishte i pranishëm edhe miku i dëshmuar i kombit shqiptar, Uiliam Uoker. Takimi është zhvilluar në mes të Nismës për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës Kosova e Re. Takimi është ideuar nga humanisti, William Waler dhe në të kanë marr pjesë drejtuesit e këtyre partive politike, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, Ramush Haradinaj, Visar Ymeri e Shpend Ahmeti dhe Bahxhet Pacolli. Pas takimit të realizuar, kryetari i Këshillit për Nismën për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se në takim është biseduar për koalicion para dhe pas zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …