Sipas ministrit të MTI-së, Vesel Krasniqi gjatë pandemisë është rritur papunësia por jo në 30 mijë siç po raporohet

Krasniqi në takimin virtual të anëtarëve nënshkrues të CEFTA-s kërkon heqjen e emërtimit UNMIK-Kosovo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka replikuar me sekretaren shtetërore të Serbisë, Olivera Joçiq, e cila në një takim virtual të anëtarëve nënshkrues të CEFTA-s ka kundërshtuar që Kosova të trajtohet si shtet. Ministri Krasniqi i është kundërvënë duke ia bërë me dije asaj se Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, e njohur nga shtetet më të fuqishme dhe më të zhvilluara të botës. Krasniqi edhe në këtë takim ka përsëritur kërkesën që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të shkruhet vetëm Republika e Kosovës. Kreu i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, po ashtu ka kërkuar nga të gjithë anëtarët ta respektojnë marrëveshjen e CEFTA-s, me theks të veçantë Serbia e cila po u nxjerr telashe bizneseve dhe mallrave të Kosovës kur kalojnë transit nëpër Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …