Krasniqi: Nëntorët e Vendimeve historike për Kombin shqiptar

28 Nëntori i Skënderbeut, Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, si dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë vetëm disa nga vendimet dhe data e shenjta historike për të gjithë popullin shqiptar, kështu u diskutua, në mbledhjen e pestë të rregullt të Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës së UÇK-së si dhe Martirëve të Luftës në komunën e Malishevës. Dhe diskutimet vazhduan nga të pranishmit, ”sot kujtojmë luftën dhe sakrificën sublime të UÇK-së, luftë e cila edhe pas 24 viteve, vazhdon të sfidohet, pasi krerët e UÇK-së, ndiqen dhe burgosen nga dhomat e specializuar, mirëpo edhe në këtë sfidë, do të dalim fitues, pasi lufta jonë ishte luftë e pastër dhe çlirimtare”. Në fund anëtarët e këtij komiteti iu uruan të gjitha familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të luftës dhe të gjithë qytetarëve, festat e nëntorit, ku edhe njëherë, kërkuan që sa më parë të lirohen udhëheqësit e UÇK-së dhe të  punojnë për zhvillimin e shtetit dhe të kombit të vet.

Gëzuar 28 Nëntorët e Kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …