Deputetja Arbëreshë Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka nxitur debat sot në Kuvend nga kryekuvendarja Vjosa Osmani. Ajo gjeti veten në një argument me Osmanin, e cila që në fillim e cilësoi Krasniqin si deputete pa grup parlamentar ”Një deputete pa grup parlamentar e kemi për momentin”, është shprehur kryekuvendarja. Megjithatë i menjëhershëm ishte reagimi i saj duke i thënë Vjosa Osmanit që ende nuk e di nëse është pjesë e LDK-së ose jo. ”Deputete nga radhët e Nismës. Tash nuk e di a jeni LDK ju apo qysh të ja bëni kësaj pune. Nëse të pengon emri i Nismës Socialdemokrate mund të thoni emrin dhe mbiemrin. Na jemi parti Socialdemokrate, më e pranueshme është për mua si deputete pa grup, por jo si kryetare pa parti. Disi është më e dhimbshme kjo far pune”, u shpreh ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …