Jakup Krasniqi: Ngjarjet e vitit 1981 në shkrimet e autorëve të huaj

Krasniqi: Para takimit në Uashington duhet të ketë bashkim të spektrit politik

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se mirëpret ftesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por se para takimit në Uashington duhet të ketë bashkim të spektrit politik. Ai ka theksuar se për dallim herëve të tjera kur rreth dialogut të Kosovës me Serbinë, ShBA-ja dhe BE-ja ishin njëzëri, kësaj radhe po shihet një diskrepancë ndërmjet tyre e kjo është mjaftë shqetësuese. Krerët e partive politike të lënë anash inatet e tyre që i kanë sepse në fund të fundit ata duhet ta dinë që përsëri edhe po të shtyhet edhe po të vijnë ata në pushtet, përsëri duhet ta krijojnë një konsensus nacional. Jam i bindur se kjo gjendje është shumë e pafavorshme për Kosovën dhe unë hallin më të madh nuk e kam te raportet Uashington Bruksel, por te raportet që ekzistojnë në skenën politike në Kosovë, ka deklaruar në mes tjerash kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …