Kryetari për çështje kombëtare i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një bisedë mediale ka deklaruar se pengesa kryesore e shpërndarjes së opozitës janë ata që së pari dëshirojnë të kapin opozitën, e më pas edhe pushtetin, dhe përgjegjësi me të madhe për këtë ka Vetëvendosje. Sipas tij Kosovës i duhet një opozitë e cila ka katër qëllime: ta ndërpresë kapjen e shtetit, t’i ndajë pozitat shtetërore, të sundojë rendi dhe ligji, si dhe të krijojnë hapësira për investime. Deklaratën e anëtarit të VV’së, Dardan Molliqaj, se në rast të marrjes së pushtetit do t’i ‘ngrehin zhag’ njerëzit e pozitës, Krasniqi e ka quajtur shqetësuese, sepse, sipas tij, njerëzit kanë nevojë për t’iu kthyer dinjitetin. “NISMA dhe AAK deri në zgjedhje do të funksionojnë si subjekte të veçanta, në zgjedhje do të shkojmë me listë të përbashkët, dhe kjo është definitive”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …