Sot bëhet 20 vite nga rënia heroike e komandantit të shquar të UÇK-së, Fehmi Lladrofcit dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Lladrofcit

Krasniqi: Për heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, më e shtrenjtë ishte liria e Kosovës sesa jeta e tyre

Kryetar i Partisë  Demokratike të  Kosovës, Memli Krasniqi, e ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e heronjve të kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci për çlirimin e vendit. Ai ka shkruar se për heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, më e shtrenjtë ishte liria e Kosovës sesa jeta e tyre. “Sot, në 26 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, kujtojmë me nderim heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, së bashku me bashkëluftëtarët e pandashëm Fatime Hetemi, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci dhe Shefqet Zeka. Nga organizimi dhe rezistenca politike, burgjeve jugosllave, e deri në betimin për luftë e liri deri në vdekje, Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës. Për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta. Përgjithmonë mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificë e vetëmohim, u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran. Lavdi!, ka shkruar kryetar i Partisë  Demokratike të  Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …