Duke folur për pasojat ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi, zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi ka deklaruar se për rimëkëmbjen ekonomike duhet 700 milion euro. Ai ka shtuar më tutje se ka filluar përgatitja e planit për pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe për këtë çështje është paraparë të formohet edhe një komision. Ky komision parashihet të ketë partneritet me shoqatat, odat ekonomike si dhe botën akademike. Idetë e para për pakon e rimëkëmbjes ekonomike janë përgatitur nga Ministria e Financave, ku do të marrin pjesë edhe disa ministra të linjës, janë të ftuar edhe përfaqësues të odave dhe shoqatave dhe botës akademike. Këto ide që ka MF dhe ato të bizneseve do t’i vendosim brenda pakos.
Kontrolloni gjithashtu
Më 14 dhjetor 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, kanë rënë 41 dëshmorë në krye me Mujë Krasniqin
Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, një formacion …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
