leoni

Krasniqi: Ideja për korrigjim kufijve është antikushtetuese por nuk është ide e Thaçit, është ide e vjetër e Serbisë

Krasniqi: Për vazhdimin e dialogut me Serbinë duhet konsensus nacional

Duke folur për bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se për vazhdimin e dialogut me Serbinë duhet konsensus nacional. “Unë vazhdimisht kam qenë kundër dialogut politik edhe para se të fillonte, edhe duke qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës, kam qenë i bindur që Kosova nuk ka nevojë dhe askush nuk na ka obliguar për bisedime politike, kemi pas nevojë të bisedojmë bisedime politike me mbikëqyrjen e Brukselit sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha që Pavarësia e Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, do të thotë ne nuk kemi pas nevojë për bisedime, kështu që mandej këto bisedime politike janë zhvilluar mes dy palëve jo të barabarta. Kosova nuk ka biseduar si shtet dhe kjo nuk është dashtë të ndodhë dhe çka është më e dhimbshme këto marrëveshje që janë bërë mes dy palëve janë të parealizueshme dhe Serbia në ato bisedime ka pas obligime mos me pengu anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, ka deklaruar kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …