Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka vlerësuar se disa nga politikanët që po përdorin gjuhë të dhunshme, po fitojnë poena politik në syt e publikut. Ai ka theksuar më tutje kjo gjuhë e tyre po i nxitë militantët e partive politike për të vazhduar tutje me këtë gjuhë nëpër rrjete sociale. “Po të shikoni komentet e publikut, lexuesve në portale dhe rrjete sociale ato janë edhe shumë më brutale se sa vetë komunikimi i politikanëve por faji i politikanëve në këtë rast është se de-facto i nxisin këto grupe, fansa, militantë dhe pastaj bëhet një lloj kontaminimi i komunikimit, pra politikanët në të vërtetë jo vetëm që nuk penalizohen për gjuhën e dhunshme që përdorin, për gjuhën e urrejtjes që përdorin por në fakt disa prej tyre fitojnë të themi edhe poenë në sytë e publikut që gjoja të fortë, prandaj besoj që një hapje e debatit një edukim i qytetarëve që gjuha e urrejtjes, gjuha e dhunshme është e keqe, do të ndikonte që edhe ata pak ta zbusin këtë retorik të ashpër që përdorin dhe në këtë mënyrë të ketë komunikim që do të ishte më përmbajtjesorë në aspektin e transmetimit të ideve dhe platformës që kanë” ka thënë mes tjerash, profesori universitar, Milazim Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …