Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se në bazë të rezultatit të zgjedhjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës i takon PDK-së. Ai ka theksuar më tutje se kjo është e vetëkuptueshme nga rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 për zgjedhjet e atëhershme. Në nenin 67 të Kushtetutës së Kosovës thuhet: Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”.
