Krasniqi priti mërgimtarin Agim Paçarizin

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi priti në takim mërgimtarin, profesor Agim Paçarizin i cili jeton në Zvicër që nga vitet e 90-ta. Për kontributin e tij që po jep në vazhdimësi për komunën e Malishevës dhe më gjerë në përkrahje të institucioneve arsimore si, me kabinete të informatikës dhe inventar shkollor ajo shprehi gatishmërinë që të vazhdohet me këtë bashkëpunim me diasporën që vepron dhe jeton në Zvicër si dhe me autoritetet arsimore zvicerane për shkëmbim  përvojash në sistemin arsimor – edukativ e sidomos në arsimin profesional. Njëherit u kërkua që të koordinohen në realizimin e ndonjë projekti të përbashkët në të ardhmen mes autoriteteve arsimore të komunës së Malishevës dhe autoriteteve arsimore zvicerane. Në fund të takimit  znj. Krasniqi e  falënderoi për dhurimin e librit “Shkollat Shqipe në Gjenevë”, i cili libër mund të promovohet në të ardhmen edhe në komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …