Krasniqi priti në takim zyrtarët e policisë në Malishevë

Drejtoresha për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, priti në takim zyrtarët e stacionit policor dhe biseduan për situatën aktuale të sigurisë me theks të veçantë, sigurisë në shkollat e komunës së Malishevës. Krasniqi theksoi: ”Pas vizitës që pata në disa institucione shkollore dhe njoftimeve të përditshme nga drejtorët e shkollave  si dhe komunikimit me shtabin emergjent komunal, situata e sigurisë është stabile, njëherit edhe situata me pandeminë covid 19 është e menaxhueshme, falë ekipeve shëndetësore dhe respektimit të masave nga personeli shkollor dhe nxënësit”, përfundoi Krasniqi. Po ashtu edhe, Mehdi Hoxha, zyrtar policor njoftoi se me gjithë prezencën e pandemisë covid 19, jemi të përkushtuar të veprojmë në zbatim të masave me të vetmin qëllim, të tejkalimit të kësaj pandemie më sa më pak të prekur”. Të dy palët u pajtuan se situata e sigurisë dhe ajo pandemike është tash për tash e menaxhueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …