Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, priti qytetarët në takimin e rregullt javor. Qytetarët të cilët sot bashkëbiseduan me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, paraqitën kërkesa të natyrave të ndryshme, që nga ato, shëndetësore, infrastrukturore për rrjetin energjetik, për rrugë, për çështje socio-ekonomike, për zhvillim të bizneseve dhe kërkesa e projektplane të tjera. Për të gjitha këto kërkesa dhe plane, nënkryetari i Komunës së Malishevës, z. Vesel Krasniqi, i pranoi dhe theksoi me secilin bashkëbisedues, se kërkesat dhe planet e juaja do t’i orientoi në sektorët përgjegjës dhe me këshillin e drejtorëve do t’i diskutojmë për t’u dhënë zgjidhje brenda afatit kohor dhe mundësisht t’i realizojmë. Mirëpresim qytetarët edhe në takimet tjera javore, nga ora 13:00 deri në ora 15:00 , çdo të Enjte.