Krasniqi: Problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet vendi janë marrëveshjet Kosovë- Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka deklaruar për “News TV se problemet kryesore, me të cilat po ballafaqohet politika e vendit janë marrëveshjet që Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Mustafa kanë nënshkruar me Qeverinë e Serbisë, me 25 Gusht 2015, në Bruksel.  Me këtë nënshkrim është bërë një dëm, i cili nuk ka të bëjë vetëm me një mandat qeverisës, por mund të ketë pasoja edhe në gjeneratat e ardhshme. Krasniqi tha se përpjekjet e opozitës për të penguar punën e Kuvendit të Kosovës duken të pa këndshme, por se ato kanë një mesazh, sepse 80% e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë të pakënaqur me funksionimin e këtyre institucioneve.

Duke folur lidhur me vendimin për pezullimin e marrëveshjes së Asociacionit për Bashkimin e Komunave me shumicë Serbe, dhe ka thënë se ky pezullim nuk është i mjaftueshëm, dhe se besimi në Gjykatën Kushtetuese ka humbur për shkak të disa vendimeve që ajo gjykatë  i mori në të kaluarën. Krasniqi thotë se opozita asnjëherë nuk ka qenë më e bashkuar dhe kjo nuk ndodh po ndodhë për shkak të interesave individuale, por për shkak se duam t’i mbrojmë interesat e vendit, ka saktësuar, ish kryekuvendari, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …