Krasniqi: Qeveria Kurti në vitin e parë në pushtet ka treguar mungesë të kompetencës, dijes dhe vizionit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti. Ai ka dekrluar se qysh në vitin e parë të saj, Qeveria Kurti ka treguar mungesë të kompetencës, dijes dhe vizionit. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar për “Kosovapres” se i vjen keq që ky vit po mbyllet pa pasur mundësinë që t’i llogarisim së paku tri punë të rëndësishme që i ka bërë kjo qeveri. “Nëse analizojmë vërtet dhe objektivisht punën e qeverisë gjatë këtij viti, qoftë planin e brendshëm dhe veçanërisht planin e jashtëm s’ka pasur asnjë avancim pozitiv. Kemi pasur telashe të mëdha me pandeminë. Vetëm këtë vit kemi pasur dy valë të mëdha që kanë marrë shumë jetë njerëzish dhe që kanë qenë të karakterizuara me keqmenaxhim nga ana e institucioneve. Kemi pasur telashe në politikën e jashtme, sot Kosova se ka një njohje të re dhe as nuk ka aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kemi pasur degradim të raporteve tona në rajon dhe veçanërisht me Shqipërinë që është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Por edhe një degradim të raporteve tona me disa prej partnerëve kryesorë të Kosovës siç janë ShBA dhe disa nga shtetet kyçe të BE-së”, ka deklaruar mes tjerash kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …