Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që urgjentisht të veproj dhe të ndihmojnë gastronomet e Kosovës në këtë kohë pandemie. Krasniqi ka thënë në seancën e sotme plenare se gastronomia është njëri ndër sektorët më vital të vendit ku punësohen me mijëra punëtorë. Ai kërkoi nga Qeveria që menjëherë sektorit të gastronomisë t’ua japë nga 170 eurot e premtuara, t’ua mbulojnë qiratë e lokaleve për 50 për qind dhe t’ua shtyej pagesat e kredive. Deputeti i PDK-së tha se derisa Qeveria u ka kufizuar orarin e punës, minimum i korrektësisë do të ishte që të gjejnë forma të ndihmesës së gastronomeve pasi siç tha Krasniqi, gastronomia është ndër sektorët më vital të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …