Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të SHKSUK-së, ka thënë që testet serologjike që bëhen në laboratore private nuk përdoren për diagnostifikim akut të sëmundjes. Krasniqi, ka thënë se është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes testit të Real- time PCR dhe testeve serologjike. “Testi nga strisho flet për gjendjen aktuale. Testi serologjik flet për disa mundësi që mund ta keni pasë më herët virusi ose tash, ose në fillim ose në fund të sëmundjes”, ka thënë Krasniqi.
