Memi Krasniqi: Në këtë ditë mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e dëshmorëve, me invalidët dhe veteranët e UÇK-së

Krasniqi: UÇK s’ka nevojë për ne të gjallët për t’u lartësuar se atë e ka lartësuar sakrifica e atyre që dhanë jetën nën emblemen e saj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se janë të mjerë ata që mundohen ta injorojnë kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e lavdishme të Koshares. Ai ka shkruar mçë tutje se janë të mjerë te gjithe ata qe mendojne se lavdia e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves mund te zbehet duke mos e permendur emrin e saj as ne pervjetoret e betejave titanike te ushtareve te saj. UÇK s’ka nevoje per ne te gjallet per t’u lartesuar se ate e ka lartesuar sakrifica e atyre qe dhane jeten nen emblemen e saj. Nuk mund ta nençmojne kalimtaret ate qe e ka lartesuar historia. Por, turpi eshte i atyre qe duke e injoruar UÇK-ne tentojne ta rishkruajne historine e lirise sone.
#LiriaKaEmër #UÇK, ka shkruar mes tjerash, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …