Frasher Krasniqi

Krasniqi: Veprimet e AAK-së mund të dobësojnë përpjekjen opozitare

Vetëvendosje nuk do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Zyrtarë të këtij subjekti thonë se ata nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht për datën e caktuar nga AAK, madje as nuk janë konsultuar për protestë. I pyetur për këtë çështje zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka deklaruar se protestat duhet të jenë të organizuara dhe të mbahen në momentin e duhur. “Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë ta dobësojnë përpjekjen opozitare dhe të rezultojnë me protesta jo mirë të organizuara dhe jo masive”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …