Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë votat e PDK-së për rrëzimin e qeverisë, sapo ta sjellë zyrtarisht në Kuvend mocionin, thotë deputeti i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi. “Ne nuk e kemi votuar Albin Kurtin për kryeministër dhe kur ka ardhë një propozim me e heqë prej kryeministrit, e kemi votuar. Nuk e kemi votuar Avdullah Hotin dhe ditën që të vie një mocion për me e heqë, ne e votojmë. Duhet me ardhë mocioni zyrtarisht në rend dite në Kuvend”, ka thënë ai. Krasniqi ka theksuar se nuk kanë biseduar me Vetëvendosjen për mocionin, përveç diskutimeve publike dhe kërkesës së tyre që çdo deputet ta votojë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …