leoni

Fondi i Kursimeve Pensionale njofton kontribuesit që nuk kanë aplikuar ende për tërheqjen e 10% se mund të aplikojnë deri më 6 prill

Krasniqi: Vlera e aksioneve të TRUST-it në vitin 2022 është tkurrur për 118 milionë euro

Zëvendësdrejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trusti, Agron Krasniqi ka bërë të ditur se vlera e aksionave të këtij fondi, gjatë vitit 2022 është tkurrur për 118 milion euro. Ai ks shtuar më tutje se gjatë gjithë historisë së këtij institucioni janë vetëm tre vite me humbje, ndërsa gjatë 20 viteve të tjera, Trusti ka pasur vetëm bilanc pozitiv. “Viti 2022 është viti ku është diskutuar më së shumti dhe ka pasur lajme bombastike se është dalë me humbje, kjo humbje për të cilën po flitet në standaret financiare quhet kthim negativ ose humbje e parealizuar, pra nuk kemi arrit të realizojmë fitimin që kemi synuar. Viti 2022 ka përfunduar me kthim negative prej – 5.5%. Pra është e vërtetë që kemi një kthim negativ apo humbje mbi 118 milionë euro, por një vit më parë në vitin 2021 kishim një vlerë rekorde të kthimit të investimeve që prej themelimit të Trustit Pensional” ka thënë në emisionin EURO n’7, zëvendësdrejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trusti, Agron Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …