Enver Hoxhaj:

Krejt çka kemi ndërtuar nga viti 2008, në veri të Kosovës, është shembur më 4 dhe 5 nëntor, ka deklaruar Enver Hoxhaj

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit, ka thënë se situata në veri është në pikën më të ulët të politikës në 20 vitet e fundit, për shkak të dorëheqjes masive të administratës serbe. Nuk është fjala për vakum, por është një  humnerë politike, ku komunat janë pa kryetarë, stacionet pa policë, gjykatat pa prokurorë dh pa gjyqtarë, dhe kjo është situatë reale. Enver Hoxhaj ka saktësuar  me këtë rast  se koha e dorëheqjeve të serbëve, ishte ora më e keqe në historinë moderne të Kosovës. Ajo që kemi ndërtuar nga viti 2008, në veri është shembur më 4 dhe 5 nëntor”, ka deklaruar Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …