Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, se Kosova është e përkushtuar që të krijojë perspektivë për gjeneratat e reja, ngase, siç tha ai, ajo ka potencial të jashtëzakonshëm, duke përfshirë këtu potencialin njerëzor. Veseli tha se niveli me të cilin respektohen të drejtat e fëmijëve tregon vetë nivelin e zhvillimit dhe demokratizimit të shoqërisë.Në prezencë të disa ministrave, shefes së Zyrës së BE-së në Prishtinë, përfaqësuesve të tjerë të institucioneve vendore, si dhe fëmijëve të shumtë, kryetari i Kuvendit falënderoi këta të fundit për vizionin të cilin ata po e tregojnë për veten dhe të ardhmen e tyre. “Kosova duhet të krijojë perspektivë për këtë gjeneratë. Ne kemi nevojë për një rini të përgatitur. Përveç dashurisë tradicionale që ushqejmë ndaj fëmijëve, si dhe përkushtimit institucional, ne duhet të kemi edhe përkushtimin strategjik”, theksoi Veseli
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …