Kremlini ka njoftuar se Yevgeny Prigozhin, shef i mercenarëve të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, pjesëtarët të cilët u rebeluan kundër ushtrisë së Rusisë, do të shkojë në Bjellorusi. Njoftohet se kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësim të presidentit të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov nuk ka pranuar të tregoj nëse shefit të grupit të mercenarëve “Wagner, Jevgeni Prigozhinit i ishte bërë ndonjë lëshim, përveç garancive të sigurisë për të dhe për njerëzit e tij. Zëdhënësi Peskov tha se çështja penale që ishte hapur kundër Prigozhinit për kryengritje të armatosur do të rrëzohet dhe luftëtarët e grupit Wagner që kishin marrë pjesë në të ashtuquajturin “Marshim për drejtësi” nuk do të përballen me asnjë veprim, në shenjë mirënjohje të shërbimit të tyre të mëparshëm për Rusinë.
