leoni

RUS

Kremlini kërcënoi hapur Finlandën pas njoftimit se ka marrë vendim për anëtarësim në NATO

Rusia ka reaguar negativisht pas njoftimit se Finlanda është pozicionuar për anëtarësim në NATO, duke thënë se një lëvizje e tillë nuk do ta ndihmojë stabilitetin dhe sigurinë në Europë dhe se do të perceptohet si kërcënim i drejtpërdrejtë nga Rusia, e cila do të marrë masa ndërshkuese. Hapat Finlanda për t’u anëtarësuar në NATO janë për të ardhur keq, dhe një arsye për të imponuar një përgjigje simetrike. Të gjithë veprimet e mëtejshme të Rusisë do të varen nga mënyra sesi do të duket ky proces zgjerimi në të ardhmen, sa larg do të lëvizë infrastruktura ushtarake, dhe sa do t`i afrohet kufijve tanë. Do të na duhet të përgjigjemi me masat e nevojshme për të balancuar situatën dhe për të garantuar sigurinë tonë. Kryetari i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin u shprehën përmes një deklaratë të përbashkët se vend i tyre duhet ta paraqesë pa vonesë kërkesën për anëtarësim në aleancën perëndimore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …