Rusia është tejet e shqetësuar nga deklaratat e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili e ka vënë në pikëpyetje marrëveshjen bërthamore të Iranit. Moska dyshon se edhe vetë Uashingtoni ka mundësi ta ketë shkelur një traktat historik për kontrollin e armëve, ka thënë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. Komentet e Lavrov, të bëra para gazetarëve rusë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, dhe të publikuara nga vetë ministria ruse sot, ilustrojnë ndarjen e thellë mes Uashingtonit dhe Moskës në një varg çështjes dhe sugjerojnë se çfarëdo tentimi për t’i përmirësuar marrëdhëniet tashmë të dëmtuara do të duhet ta kalojë një bjeshkë të lartë, transmeton Express. Duke iu adresuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ditën e martë, Trump tha se pakti bërthamor i Iranit me gjashtë fuqitë botërore në vitin 2015, për ta frenuar programin e saj bërthamor në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike, është turp për SHBA-në.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …