Kremlini zyrtar ka akuzuar Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirje në sulmin ukrainas ndaj selisë së flotës ruse të Detit të Zi, në Sevastopol në Krimenë e aneksuar. Londra dhe Uashingtoni kanë mbështetur prej kohësh regjimin kriminal në Kiev”, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova në një konferencë për shtyp në Moskë. Sulmi i 22 shtatorit u krye, pa as më të voglin dyshim, me ndihmën e shërbimeve sekrete amerikane dhe britanike”, shtoi ajo. Janë përdorur të dhëna të zbulimit perëndimor, satelitë të vendeve të NATO-s dhe avionë spiunazhi”, tha Zakharova. Qëllimi i dukshëm i akteve të tilla terroriste është të largojnë vëmendjen nga përpjekjet e dështuara të kundërofensivës së forcave të armatosura ukrainase, të frikësojnë njerëzit dhe të nxisin panik në shoqërinë tonë”, tha Maria Zaharova. (ATSH)
