Kremlini zyrtar ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nxitje të tensioneve ushtarake pas testimet të raketës së parë, prej kur është larguar nga Traktati për Armë Bërthamore, të cilin e kishte nënshkruar me Rusinë tri dekada më parë. Zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Rjabkov është cituar të ketë thënë për agjencinë e lajmeve TASS se testimi i raketës tokësore në Kaliforni është “shkaku i keqardhjes”. “Shtetet e Bashkuara shihet se janë nisur drejt nxitjes së tensioneve ushtarake. Ne nuk do të reagojmë ndaj provokimeve”, ka thënë Ryabkov. Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar më 19 gusht se ka testuar një raketë në Ishullin Shën Nikolla të Kalifornisë. Kryetari amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të largohen nga marrëveshja për Armë Bërthamore, duke akuzuar Rusinë për shkelje të kushteve të këtij dokumenti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …