Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar deklaratën e Scholz për nevojën që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ka deklaruar se Beogradi nuk i ka asnjë borxh Brukselit. Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht se çfarë dhe si të bëjë. Çfarë do të ndodhë më pas?”, shkruan në telegram zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse. Duke raportuar këtë reagim, mediat në Moskë ri-sjellin në vëmendje thirrjen e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, që vendi i tij të rishikojë planet për integrim në BE. Gjithashtu, edhe deklaratën e vetë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se Unioni Europian është një faktor i rëndësishëm në botë, por rëndësia e tij po bie bashkë me fuqinë e tij ekonomike.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …