Aleppo Siri

Kremlini zyrtar do të vendosë veton për një projektrezolutë që parashikon dërgimin e vëzhguesve në Siri

Kremlini zyrtar  do të vendosë veton për një projektrezolutë franceze në Kombet e Bashkuara, e cila parashikon dërgimin e vëzhguesve për evakuimin e civilëve të qytetit sirian Halep. Ne nuk mund të lejojmë votimin e këtij teksti sepse është një shkatërrim”, deklaroi, ambasadori i Rusisë në OBK,  Vitali Çurkin. Këshilli i Sigurimit do të mblidhet për të votuar për këtë projekt-rezolutë. Çurkin  shtoi se Rusia, aleatja kryesore e regjimit sirian të Bashar al-Assad, do të propozojë projektin e saj për vendosjen e vëzhguesve në Halep , por pa dhënë më shumë detaje.  Rusia ka vendosur veton për gjashtë rezoluta në Siri që prej fillimit të konfliktit që ka shkaktuar më shumë se 310 000 sirianë të vdekur që prej marsit 2011, ndërsa kanë ikur dhe janë dëbuar nga vendi rreth 10 milionë sirianë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …