Krenar Xhaferi: Buxheti i ndarë nga Qeveria për kryeqytetin e Kosovës, lidhur me investimet kapitale është jo racional dhe jo korrekt

Krenar Xhaferi: Buxheti i ndarë nga Qeveria për kryeqytetin e Kosovës, lidhur me investimet kapitale është jo racional dhe jo korrekt

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, është cituar të ketë deklaruar se buxheti i ndarë nga Qeveria për investime kapitale, në Prishtinë  është jo racional dhe jo korrekt. Ai i tha se kryeqyteti ka marrë më pak mbështetje se shumë komuna tjera më të vogla që qeverisen nga Vetëvendosje. Xhaferi, tha se të gjithë qeveritarët jetojnë në Prishtine dhe marrin shërbimet, por që nuk duan që të ketë zhvillim, kjo sipas tij, shihet nga investimet e bëra. Investimet për vitin 2024 nga niveli qendror janë jo racionale, jo korrekte, këtu shohim se investime kanë marruar komunat ku qeverisë Vetëvendosja nuk ka një racionalitet të shpërndarjes. Ne si Prishtinë krahasohemi me Kamenicën, jemi më ulët së Shtimja në financim të investimeve kapitale, këtu shihet edhe fokusi i Qeverisë ndaj qytetareve të Prishtinës.  Jam shumë i zhgënjyer, pasi  ne kemi pasur projekte të cilat kemi kërkuar edhe takim me kryeministrin Kurti, përkrahje për Prishtinën dhe këto projekte nuk figurojnë pra kemi dy projekte një shkollë, diku mbi  1 milon është vlera të cilën e jap për nënkalimin për rrugën A në total është 2 milionë e 300 mijë investimi që do të ndodhë në Prishtinë, nga niveli qendror për vitin 2024, gjithë këta qeveritarë jetojnë në Prishtinë i marrim shërbimet në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …