Me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt sot te pllaka e tyre përkujtimore kanë bërë homazhe krerë institucionesh, dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra. Kryeministri, Albin Kurti tha me këtë rast se asokohe me të drejtë është kritikuar Pakoja e Ahtisaarit. 232 plumba gjithsej u shkrepën nga policia e UNMIK-ut. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë. Ish shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut kishte bërë një hetim atë pranverë dhe kishte thënë se vrasjet e tyre kanë qenë të panevojshme dhe të evitueshme. Një javë para demonstratave tona, ishte publikuar pakoja e Ahtisarit. Kurrë nuk ka qenë me diskutueshme nëse ja kanë vlejtur komunat me bazë etnike. Kosova ka nevojë për më shumë demokraci. Serbia është në panik. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes janë dëshmorë të rënë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe vetëvendosjes.
