Më 4 shkurt, në Gjykatën Speciale mbahet konferenca kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Krerët e luftës së UÇK-së, që po mbahen në Hagë, i kanë drejtuar një ankesë Ombudspersonit të Gjykatës Speciale, Pietro Spera

Katër krerët e lartë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me akuza për krime lufte,  në Hagë, kanë vendosur nënshkrimet e tyre në një letër të cilën ia kanë drejtuar Ombudspersonit të Gjykatës Speciale, Pietro Spera. Ata  rikujtojnë se Gjykata Speciale, e cila  është krijuar mbi pretendimet e Raportit të Dick Martyt, duhet të marrë  një përgjigje adekuate. Po ashtu  janë ankuar se procesi ndaj tyre po përcillet me parregullsi. Gjykata Speciale nuk është duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe po përpiqet të imponojë standarde tjera juridike duke potencuar se kjo përbën shkelje flagrante të parimit juridik, lirive, si dhe të drejtave të njeriut. Mungesa e plotë e mbikëqyrjes demokratike rrezikon të shndërrojë këtë gjykatë në institucion të dirigjuar dhe jo institucion drejtësie që mbështetet në fakte e dëshmi,  thuhet mes tjerash  në ankesën e  krerëve të UÇK-së. Ata  kanë përmendur vonesat e stërzgjatura të procesit, materialet e vonuara, redaktimet e tepruara duke thënë se kjo e vonon procesin gjyqësor dhe rrezikon parimin e barazisë së palëve në proces, pasi  me këtë dinamikë gjykimi mund të zgjasë deri në 10 vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …