Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Krerët e Qeverisë Kurti janë ngazëllyer nga njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja

Krerët e Qeverisë Kurti janë ngazëllyer nga njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja. Sipas kryeministrit, Albin Kurti, kjo njohje ia ka shtuar Kosovës vlerën e saj dhe dinjitetin. “Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja u është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar” ka shkruar kryeministri, Albin Kurti. Ndërkohë, zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, këtë vendim të Spanjës e ka paraqitur si një ngjarje që duhet t’i gëzohen shumë të gjithë qytetarët e Kosovës. Vendimi i Spanjës për njohjen e pasaportave të Kosovës është vlerësuar shumë edhe nga shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla. Nga postimi që ka bërë ajo, mësohet se autoritet Spanjolle kanë shpërfillur autoritetet e Kosovës pasi nuk i kanë njoftuar fare ato për këtë vendim të tyre por autoritetet e Bashkimit Evropian. “Bazuar në njoftimet e shteteve anëtare të BE-së deri më 5 janar 2024, Mbretëria e Spanjës njeh pasaportat e zakonshme të Republikës së Kosovës që nga 1 janari 2024” ka shkruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …