Krerët më të larë të shteteve dhe qeverive të 30 vendeve anëtare të NATO-s në një deklaratë në fund të takimit kanë saktësuar se: Krerët e shteteve dhe qeverive të 30 vendeve aleate të NATO-s, u takuam për të shqyrtuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, kërcënimi më i madh për sigurinë euroatlantike në dekada, thuhet në një deklaratë të përbashkët të NATO-s lidhur me pushtimin rus të Ukrainës. ”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen në Evropë dhe po shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha në njerëz. Ne dënojmë pushtimin rus të Ukrainës në termat më të ashpër të mundshëm. Ne i bëjmë thirrje presidentit Putin që të ndalojë këtë luftë menjëherë dhe të tërheqë forcat ushtarake nga Ukraina. I bëjmë thirrje Bjellorusisë që t’i japë fund bashkëpunimit të saj, në përputhje me Rezolutën e Agresionit kundër Ukrainës, të miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, më 2 mars 2022. Rusia duhet të respektojë vendimin e 16 marsit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së OKB-së dhe të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës kërcënon sigurinë globale. Retorika për shkallëzuese të kryetarit Putin është e papërgjegjshme dhe destabilizuese. Ukrainasit kanë frymëzuar botën me rezistencën heroike ndaj luftës brutale pushtuese të Rusisë. Ne dënojmë fuqishëm sulmet shkatërruese të Rusisë ndaj civilëve, përfshirë gra, fëmijë dhe persona në situata të rënda, thuhet mes tjerash në Deklaratën e vendeve anëtare të NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …