leoni

Krerët e tri partive opozitare refuzojnë takimin që e kishte thirrur kryeministri Isa Mustafa

Liderët e tri partive opozitare nuk do të shkojnë në takimin e thirrur për sot nga kryeministri Isa Mustafa, i cili ditë më parë i ka ftuar në takim liderët e partive politike për dialog në kuadër të institucioneve për tejkalimin e krizës. Opozitarët thonë se nuk pranojnë çfarëdo dialogu me kreun e ekzekutivit pa tërheqjen e marrëveshjeve. Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë se qëndrimet e opozitës tashmë janë të qarta dhe se, sipas tij, kërkesa e kryeministrit Mustafa është e pasinqertë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …