Kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura, në fjalën e tij, mbajtur në tubimin përkujtimor në nderim dhe respekt të 147 civilëve të vrarë, në 24-vjetorin e Masakrës së Izbicës, ka thënë se krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht, në burgun e Hagës në emër të asaj që quhet, drejtësi. Nuk kemi si të mos jemi të shqetësuar për padrejtësitë që po na shkaktohen. Sot ka drejtësi selektive. Drejtësi asimetrike. Sot krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në emër të asaj që quhet drejtësi. Sot, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët tjerë të luftës, po vuajnë nga padrejtësitë që bëhen në emër të drejtësisë. Trupi ynë si popull rënkon edhe nga plagët tjera që u shkaktuan nga lufta e Kosovës. Mbi 100 familje të komunës sonë, sot vuajnë mungesën e më të dashurve të tyre, fati i të cilëve sot e 24 vite më parë, nuk është zbardhur”, ka thënë Fadil Nura.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …