BE-ja

Krerët e vendeve themeluese të BE-së kërkojnë nga Britania e Madhe që sa më parë të dalë nga Unioni

Krerët e vendeve  themeluese të Bashkimit Europian, të zemëruara nga dalja e Britanisë së Madhe nga Unioni,  pretendojnë që Londra zyrtare t’ i fillojë  sa më shpejt negociatat për të dalë nga blloku. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier pas mbledhjes me ministrat e pesë vendeve të tjera anëtare,  të cilat 60 vjet më parë themeluan Unionin.  Shefi i diplomacisë gjermane ka bërë me dije se Franca, Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu kanë zgjedhur të ushtrojnë presion ndaj qeverisë britanike, për të shmangur tejzgjatjen e tranzicionit të largimit, pas referendumit të 23 qershorit. “Negociatat duhet të fillojnë sa më parë”, ka thënë Steinmeier, i rrethuar nga ministrat evropianë.  Mirëpo këtë nxitim dhe “hakmarrje” nuk e ka përkrahur kancelaria, Angela Merkel e cila ka bërë thirrje për qëndrim të matur dhe jo për demonizim të Anglisë.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha mbështet Haxhiun, Duda Balje abstenon

Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë …