Krerët më të lartë të Shtetit, të detyruar ta pranojnë vizitën e Vuçiqit në Kosovë, kanë zbehur retorikat e tyre patriotike dhe mezi japin ndonjë deklaratë verbale. Fjalët e mëdha dhe rrahagjoksi i Kadri Veselit avulloi si fusnota fjollë e Edita Tahirit, ndërsa Thaçi flet për demokraci dhe fqinjësi të mirë me serbët. As Ramushi, ndër më trimat e UÇK-së nuk po dëgjohet ta rrahë gjoksin dhe t’i tregojë Vuçiqit se ku e ka vendin. Megjithatë veteranët e Drenicës i kanë zënë rrugën Vuçiqit, në Vojtesh e gjithandej në rrugët për në enklavën serbe të Syriganës, për ta mbrojtur të paktën pragun e asaj pjese të Derenicës, dhe për të mos lejuar që Vuçiqi ta shkelë këtë tokë, të cilën ai me kriminelët e barbarët e tij e ka larë me gjak duke vrarë e masakruar prej foshnjës gjashtë muaj deri plakun 100 vjeç. Sa për Ramushin, Hashimin e Kadriun, Vuçiqi do të kishte mësyrë edhe Prekazin.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …