Kreshnik Ahmeti: Votimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, është shkelje e Marrëveshjes së Ohrit

Kreshnik Ahmeti: Votimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, është shkelje e Marrëveshjes së Ohrit

Votimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe kërcënimi kundër  atyre që votuan në favor të Kosovës ka ngjallur reagimin e zyrtarëve vendorë dhe të disa ndërkombëtarëve. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të veprojë ndaj Serbisë e jo vetëm të mbajë shënim pasi kjo e fundit shkeli marrëveshjen e Ohrit. Duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që votuan në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e  Evropës, Serbia ka shkelur Marrëveshjen Themelore”, ka shkruar Kreshnik  Ahmeti. Me këtë rast  ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se Beogradi zyrtar dëshiron ndarjen e Bosnjës e Hecegovinës. Kjo nuk është një gjë që BE-ja vetëm duhet  ta dijë, por duhet ta dënojë ashpër”, ka shkruar në një postimin të tij zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …