Xhelal Sveçla

Kreshpërohet Xhelal Sveçla: Jemi të gatshëm të mbrojnë sovranitetin dhe t’i dalin zot vendit (!)

Ministri i Brendshëm,  Xhelal Sveçla deklaroi se ka një mobilizim të ushtrisë dhe xhandarshmërisë serbe, edhe pse nuk beson se  do të ketë ndërhyrje në veri të vendit,  nga forcat serbe. Në një intervistë për Euronews Albania, ai  nënvizoi se nëse diçka e tillë ndodh, Kosova i ka institucionet e saj që janë të gatshme të mbrojnë sovranitetin dhe t’i dalin zot vendit.  “Retorika nacionaliste serbe, në raport edhe me Kosovën, nuk ka ndryshuar, ajo është një retorikë helmuese, me të cilën Vuçiç mundohet t’ i  arsyetojë veprimet e veta dhe të tërheqë vëmendjen e popullatës së Serbisë nga problemet e tyre. Ka mobilizim të ushtrisë dhe policisë, por kjo na bën që të jemi më të kujdesshëm dhe vigjilent, por jo të frikësuar, krekoset ministri Sveçla, i cili ka treguar me vepër se hyn atje nuk  del e pastaj vendosen forcat e KFOR-it në kufirin e Kosovës me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …