leoni

Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur thellë i prekur nga pasojat e tërmetit në Turqi që la qindra të vdekur e plagosur

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur thellë i prekur nga pasojat e  tërmetit në Turqi dhe në Siri  që la qindra të vdekur e të plagosur. Në këtë situatë ai i ka propozuar qeverisë ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Në këto rrethana të vështira për popullin e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima dhe me sa më pak dëme. I propozoj Qeverisë së Kosovës ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare, ka thënë mes tjerash Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …